Të shtëna me armë në Mitrovicë

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Mitrovicën e Jugut.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Ai deklaroi se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

“Rreth orës 15:30, Policia në Mitrovicën e Jugut ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri . Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur disa gëzhoja”, ka deklaruar ai.

“Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vazhdon hetimet”, shtoi Zaiti.

Derisa nuk janë bërë të ditura detajet e tjera lidhur me rastin.

Të ngjashme