Shqipëria e gjukuar prej një zonje inglize

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Miss Edith Durhami është një zonjë inglize qi flet më tepër se pesë gjuhë edhe ka parë shumë vënde. Ka udhëtuar gjashtë herë në Ballkan. Herën e fundit, udhëtoj nga Monastiri në Shkodrë duke shkuar nga Korça, Kolonja, Leksoviku, Përmeti, Tepeleni, Vlora, Berati, Elbasani, Durësi, Kruja, Oroshi, pa emëruar viset e vogëla. Foli me shumë veta, vështroj teqera bektashiësh, monastere kallojerësh orthodhoksë, famullië priftësh katolikë. Edhe ç’pa, ç’vuri ‘re, ç’kuptoj e ç’mendoj, na i thotë në një libër 330 faqesh qi dolli tani shpejt në London.

Miss Edith Durham-i udhëtonte për gas, jo për punë. Po n’udhëtim të saj, u poq me ca Inglizë të dërguar nga një Komitet Për-Bullgar të Londonit (“Balkan Committee”) për të përndarë ndihmë në mes të Bullgarëve qi vuajtin nga turbullimet e fundit. Ata Inglizë i u lutnë zonjës të bashkohet me ‘ta për të përndarë ergjëndin e Komitetit Për-Bullgar, dhe ashtu Miss Edith Durham-i mori për barë të vejë nëpër fshatet e retheve të Resnjës.

Nga sa pa në “Macedhonië”, Miss Edith Durham-i nukë mori një mëndim të lartë përmi “Maqedhonasit”. Është një zonjë tepër mëndjehollë për të besuar gënjeshtrat edhe kaçkariqet e gazetave. I pa Bullgarët, jo si duan këta të duken, po si janë, – dhe janë si mos më keq.

Miss Durham-i thotë: “S’pata fat të mirë me sa ‘atdhetarë’ bullgarë u poqa. M’a mbushnë fare mëndjen që po t’isha e zonja e Ohrit, të futmit të cilëve do t’u a kisha falur qytetin janë Bullgarët” (146).

Më tutje (f.164) na jep një pasqyrë të bukur të një “atdhetari” bullgar. Një natë, ky njeri i u qas Miss Durham-it edhe i qau hallin e tij: Ish atdhetar i nxehtë, Komiteti i kish vënë atij për barë të vrasë tri veta në një katunt, mjerisht dufeku bën gjëmë edhe helmi s’gjendet dot që kur qeveria e ndaloj të shitet; po – tha atdhetari i hollë – “Madama” (për zonjën inglize) ka miqësië me mjekun dhe me anë të këtij munt të gjejë helmin e nevojshëm. E tepër të shtojmë se Miss Durham-i e shporri me një herë këtë atdhetar të çuditëshm.

Një tjatër herë, një “atdhetar” bullgar i u lëvdua Miss Durham-it, me një kryelartësië të madhe, se ay ish qi kish helmuar ujët që pijtin disa ushtarë në një fshat … Dhe puna më për të qeshur është që, kur Miss Durham-i i tha se kio punë as i dukej e mirë as i pëlqente, i mjeri habitej.

Se Bullgarët kanë mëndime të çuditshme përmi qytetarië. Besimi i tyre është se qytetëria do t’i bëjë “të mos paguajnë më vergjie”. E, thotë Miss Durham-i me një të përqeshur të hollë, kur u thosha se edhe n’Inglië paguajmë vergjië, habiteshin të gjithë.

As që kanë faj të mjerët “Maqedhonas”; se gjer më sot s’u përkujdes kush t’u gdhëndë mëndjen. Padija e tyre është e tmeruar.

Në një katunt, thotë Miss Durham-i, nuk arrijti dot t’u japë fshatarakëve të kuptojnë se ca fiqalë inglizë a italianë kishin për t’ardhur të shetitjin nëpër vënt e të shikojin mos bëjë të liga qeveria turke. Të mjerët fshatarakë s’kishin ndëgjuar për të tjerë të huaj përveç Moskovëve. Ahere dragomani u tha se ata qi kishin për t’ardhur ishin “fiqalë kaurski – do me thënë kaurë, të pabesë” edhe më në funt kuptuan se fiqalët s’do t’ishin Turq edhe u huathnë nga gazi. “Fshatari – shton auktoresha inglize – di vetëm një gjë, që jeta e tij ësht e prishur nënë shtet të tanishmë të punëve. I shtypur nga Qeveria e i tmeruar nga Komiteti, qet krye, edhe ka për të qitur gjer sa të mbetet gjësendi nga vetia e tij” (f.166).

Do t’ua duhej një numër i tërë i Albaniës për të shkurtuar, në sa pakë fjalë qoftë, të vëna re të Miss Durham-it përmi kokë-trashësië të Bullgarëve. Në një vënt, u kish thënë ca Bullgarëve qi i shërbejin të mos vënë jastëk përmi shalë të kalit. Këtë fjalë, të cilën – thot auktoresha – një Shqipëtar a një Malazias do t’a kish kuptuar pa thënë dy herë, Bullgarëve u a tha njëzet ditë me radhë e prapë të nesërmen kali sillej me jastëkun! Këto gjëra munt të duken të vogëla, po kanë një rëndësië të madhe, se duke vënë ‘re të tilla arrin njeriu të kuptojë në ka të bëjë me një komp mëndjehollë a mëndjetrashë.

Kur do që sheh një njeri të hollë në këto vise thotë Miss Durham-i – do të jet’ a shqipëtar a grek a vllah. Bullgarët e këtyre viseve u duknë si një specimen nga më të poshtërit e racës njerëzore.

Sa për “krishtërimin” e “Maqedhonasve”, auktoresha inglize na jep një pasqyrë për të vënë re të krishterimit të tyre: Na vë përpara syve fytyrën e ipeshkëvit t’Ohrit i cili, bashkë me shumë fjalë vullgare e të pa kripura e i tha, kuzoj edhe t’a frikësojë Miss Durham-i me fatin e Miss Stone-s duke thënë se ay, ipeshkëv hajdut, ish i zoti të vënte Bullgarë t’a rëmbejin zonjën inglize skllave për të shkëputur ergjënt.

Mjerisht për ipeshkëvin-hajdut, gjeti me kë të flasë; e përveç se i dha përgjigjien e nevojshëme, Miss Durham-i me libër të saj do t’i japë edhe botës të kuptojnë se ç’farë të “krishterësh” janë “Maqedhonasit”. Si thotë me arësye: Për të tillë njerës hump kohën e kujdeset Perëndimi!

Si e dini, ditaret e huaja shkojnë kohën duke folur për “gjakësiët e pashpirtëshme” (ingl. “atrocity”, fr. “nmassacre”) qi ngjakan në “Maqedhonië” Ja sesi i gjykon ato ligësië Miss Durham-i: “Kur një muhamedan, thotë, vret një muhamedan, puna s’ka rëndësië; kur një i krishter vret një muhamedan, është pun’ e drejtë; kur një i krishter vret një të krishter, është një gabim i cili më mirë le të mos zihet në gojë; vetëm kur një muhamedan vret një të krishter, ahere arrijmë krejt në një gjakësië të pashpirtëshme” (f.81).

Po thotë gjetkë Miss Durham-i një pun’ ësht e sigur, që, në shumë vise, të kishin dashur muhamedanët, do t’i kishin shuar udobisht të gjithë të krishterët.

Le t’i lëmë tani Bullgarët e le të vemi bashkë me auktoreshën nëpër Shqipërië.

Miss Durham-i e bëri këtë udhëtim bashkë me një Shqipëtar të cilin punët e tija e shtrëngojin t’i bjerë anë mb’anë Shqipëriës. I pari qytet ku qëndruan ish Korça, të cilën zonja inglize e lëvdon si një qytet “të qytetëruar” e “më të paqmin e të gjithë qytetëve të Turqiës evropiake”. Për shkollën shqipe të vashave, ku u prit me nder shumë, thotë se “është një shkollë aq’ e sotme, sa e ndjeu veten e saja sikur me një herëu shpu prapa n’Evropë. Shtëpiët e Korçës që vështoj ishin të gjitha shtëpië shqipëtare; dhe shtëpië fort të mira, të ndërtuara bukur dhe për qetim, – të sicilado m’u lutnë t’i mësoj Ingliës se ka njerës më të mirë se Bullgarët për të çliruar” (f.213).

Ca fjalë përmi Kolonjën, së cilës i ka dalë emëri si “një fole hajdutësh”, po ku “u prit miaft mirë”, – edhe ja Leskoviku, i cili, një i vogël katunt i rethit të Konicës njëzet vjet më parë, arrijti tani të jetë një kryevënt kajmekami e një qëntre atdhesie. Miss Durham-i e lëvdon Leskovikun si një vënt të paqmë me shtëpitë të gurta e të mira, qi e bëjnë të ngjasë me disa vënde të vogëla t’Ingliës.

Nga Leskoviku, Miss Durham-i me shokun e udhës vanë në Postenan, ku qëndruan ca ditë. Postenani shtë një katunt në mes të Leskovikut e të Përmetit. Auktoresha na jep këtu një pamje të bukur të jetës fushore në toskërië, dhe na lëvdon “hoborësiën mbretënore” (“kingly courtesy”) të Shqipëtarëve të Postenanit.

Në Përmet, kajmekami – një halldup i poshtër – foli me Miss Durham-in përmi punë të Shqipëriës. “Këtu në Përmet, tha halldupi, vëndësit janë të gjithë Grekër. – Po flasin shqip, a po jo? u përgjegj Miss Durham-i – Mjerisht! Tha kajmekami. Diku do t’a kenë mësuar shqipen. Ka edhe shumë qi besojnë se janë Shqipëtarë. Sa liksh! Po me kohë e me shkolla greke puna do të ndreqet”. Në Përmet, një fiqal shqipëtar e shpuri Miss Durham-i në teqe të Bektashive, – dhe të pjekurit e zonjës inglize me Babanë, fjalët e këmbyera, të shetiturit nëpër teqe, janë nër faqet më të hiëshme e më për të vënë ‘re të librit.

Duke u nisur për në Tepelen, krisi një shi i tmeruar e i shtrëngoj udhëtarët të venë në han të Dragutit për të shkuar natën. Ashtu, Miss Durham-i pati fatin e mirë të njohë edhe ç’do me thënë një han Toskërie, – thom “fatin e mirë”, se për një udhëtare qi kërkon të vështojë e të vejë ‘re mirë një vënt si Shqipëria, duhej të kuptonte edhe ç’janë hanet, të cilët lozin një lodrë të madhe në jetë të botëshme të vëndit t’onë. Të nesërmet handxhiu, duke kërkuar të paguhet, kuxoj të kërkojë jo më pakë se … një mexhite për “odën” vetëm, qi s’kish as rogos jo shtrat: po hanxhitë janë njerëzit më të kuximshëm të toskëriës, e ç’udhëtar munt të lëvdohet që s’u vuath prej hanxhive?

Miss Durham-i i dha Tepelenit disa faqe të librit të saj. Dëfton se ç’gërmadha e ç’varfërië kanë rënë mbi këtë vënt qi një herë kish pasur aqë shkëlqim. Vëndësit i thanë se që nga shumë vjet as një i huaj s’kish shkuar andej. Besojnë edhe më tepër: Më 1809, Lord Byron-i kish vajtur në Tepelen, e q’ahere – në një qint vjet e sipër – s’shkeli aty njeri nga Inglia, përveç Miss Durham-it.

Ngushtësia e së Përkohëshmes na shtrëngon të shkurtojmë. Nukë do të qëndrojmë pra shumë as në Vlorë, ku Miss Durham-i vajti nga Tepeleni, as në Berat ku vajti nga Vlora. Kudo, nënurdhës turq gënjeshtarë, hypokritë, të poshtër, spiunë; kudo, fjalë të tilla prej njerësve të qeveriës: ‘këtu s’ka Shqipëtarë, po vetëm Grekër e Turq; ‘rugët do të bëhen motin qi vjen’: ‘motin qi vjen do të kemi shumë shkolla këtu’, – “ç’do farësh shkolla, përveç shkollës shqipe, meret vesh”, shton auktoresha inglize. Vlora i duket Miss Durham-it si një vënt qi do të bëhet i begatëshm kur një ditë tregëria e të marëdhënat të jenë të papenguara e të lehta. Për Beratin shkruan shumë, duke lëvduar bukuriën e Pazarit edhe vjetëriën e qytetit.

N’udhë nga Vlora në Berat, Miss Durham-i, si kapërzeu fshatin e quajtur Lart, arrijti në monaster të Pojanës. Ish ahere e djela e Pashkës, dhe hobori i monasterit ish plot me fshatarë shqipëtarë “burra të gjetë të veshur me fustane të shkëlqyera nga bardhësia”, edhe me fshatare të hiëshme. Gumeni i monasterit, “një Shqipëtar i gjatë e kryelartë, një farë pasha kishe” e priti anktoreshën mirë, e cila qëndroj atje një natë. Pas dreke, nisi të pikturojë kishën e vjetër të monasterit, kur një fshatar qi dinte pakë italisht i u qas e i tha: “Sinjorina, jemi Shqipëtarë të padishmë t’ardhur nga katundi. Do të dojim të shihjim se ç’po bëni, sepse kurrë më parë nukë pamë ndonjë punë t’atillë. Po në qoftë se ju vjen rëndë, do t’largohemi me një herë” (f.263). “Në gjithë viset e qytetëruara, shton Miss Durham-i, një artist pritet mirë; po rallas kam parë një pritje me aqë nder, o s’munda përveç t’u thon mirseerthnë. Kur i pyeta në kishin “antika” për të shitur, u gëzuan shumë, e, po sa u mbarua shërbimi i pasdrekës në kishë, më ftuan të kthehem në katunt me ta” (f.263).

Tani le të qëndrojmë këtu. Në numër t’afërm do t’a gjejnë Miss Durham-in n’Elbasan.

Polica e Beratit kish hequr tejshkrim se “dy veta me ndjenja kryeqitëse” ishin n’udhë t’Elbasanit. E përandaj, kur Miss Durham-i arrijti në kryeqytet të Shqipëriës, me të zbritur nga kali i gjeti gati policarët. Po, thotë auktoresha, “Gegëria ësht e qeverisur në nj’udhë fare të ndryshme nga Toskëria. Të dy policarët qi erthnë të piqen me mua u suallnë shumë hoborërisht”. (f.277). Thanë se Miss Durham-i me bashkudhëtarin e saj ishin tepër të lodhur, e përandaj do t’i pyesjin të nesërmen ç’kishin për të pyetur.

Mutesarifi i dërguar tani shpejt n’Elbasan, është një Shqipëtar. Miss Durham-i foli me të, dhe e lëvdon si një njeri t’urtë e të mirë. “Kombet e tjerë janë pleq”, tha mytesarifi; “e mjera ime Shqipërië s’është përveç një foshnjë në mes t’atyreve. Ka shumë për të mësuar” (278).

Po le t’a lëmë mutesarifin, e le të shohim përshtypjen q’i bënë vëndësit Miss Durham-it. “Mundimi i Elbasanit për mësim është shumë pathetik. Munt të gjeni veta qi përpiqen trimërisht, pa ndihmë, me gramatika frëngjishte a edhe gjermanishte. Kur kujtohet njeriu se as një libër nukë munt të hyjë në Turqië përveç mfshehtazi … edhe se me parë se të ligjirojnë një libër këta veta (Shqipëtarët, duhet të mësojnë një gjuhë të huaj, numëri i vëndësve të mësuar e të ritur mirë ësht i çuditëshm” (f.281).

Të ngjashme