Ramadani-deputetëve të pozitës: Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se kanë hyrë në ditën e katërt të bllokadës që kur deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Sipas tij, secila vonesë e dëmton drejtpërdrejtë xhepin e familjeve kosovare.

“Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Postimi i tij i plotë:

DITA 4 E BLLOKADËS:

Derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë e të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 centë.

Secila ditë vonesë e dëmton drejtpërdrejt xhepin e familjeve kosovare.

Ne jemi këtu, të gatshëm si çdo herë. Pranojeni ofertën 6 pikëshe të Aleancës, mos e bojkotoni mirëqenien e qytetarëve!

Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin!

Të ngjashme