Motoçikleta godet veturën në krahun e kundërt, një i vdekur dhe një i lënduar në Janqishtë të Malishevës

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje pasdite në fshatin Janqishtë të Malishevës ku për pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Policia tha se dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i motoçikletës nga pakujdesia kalon në krahun e kundërt dhe godet ne pjesën ballore veturën.

Të dy shoferët janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa më pas nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i dyshuari i cili ka qenë i përfshirë në aksident ka vdekur.

Njoftimi i policisë:

Fsh.Janiqishte-Malishevë,10.08.2026-15:50. Ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë civile. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i motoçikletës nga pakujdesia kalon në krahun e kundërt dhe godet ne pjesën ballore veturën civile. Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe viktima, meshkuj kosovarë, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Më datë 11.08.2026 rreth orës 01:50 nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i dyshuari i cili ka qenë i përfshirë në aksident kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Të ngjashme