Gjini: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, duke shprehur shqetësim për krizën politike dhe bllokadën institucionale në vend.

Gjini ka deklaruar se Aleanca, që nga përfundimi i zgjedhjeve, ka mbajtur një qasje konstruktive dhe ka ofruar një ofertë konkrete për tejkalimin e ngërçit politik. Sipas tij, kjo ofertë po injorohet nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet.

Ai ka kritikuar mënyrën e trajtimit të situatës institucionale, duke paralajmëruar se Kosova rrezikon një bllokadë totale për shkak të, siç u shpreh, “shkeljes dhe djegies së afateve për konstituimin e Kuvendit”.

Sipas Gjinit, kriza politike po shkakton pasoja edhe në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

“​​Kosova është më e madhe se çdo krizë politike e shkaktuar artificialisht si kjo që po shohim sot. Si Aleancë, do të vazhdojmë të angazhohemi në mbrojtje të projektit tonë shtetëror dhe do të përdorim çdo rrugë politike për të rikthyer normalitetin dhe zhvillimin në vend”, ka shkruar Gjini.

Të ngjashme