Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke theksuar se Kosova nuk mund të trajtohet si pronë e asnjë partie apo grupi politik.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka thënë se Kosova nuk është pronë e askujt, as e një partie, qeverie apo e atyre që pushtetin e shohin si privilegj të përhershëm.
“Demokracia, Kushtetuta dhe institucionet nuk janë peng i askujt”, ka shkruar ajo.
Ajo ka theksuar se mund të uzurpohen pozitat dhe institucionet, por jo Kosova, duke shtuar se shteti është ndërtuar me shumë sakrificë për t’u kthyer në pronë të një grupi njerëzish.
Musliu-Shoshi ka paralajmëruar se, sipas saj, kush përpiqet të rrënojë demokracinë për të ruajtur pushtetin, do të përballet me qytetarët dhe institucionet demokratike.