Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar për situatën institucionale në vend, duke thënë se shteti nuk mund të mbahet në krizë dhe më pas kjo gjendje të përdoret si “alibi për normalitet”.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kritikuar bllokimin e Kuvendit, duke thënë se institucioni nuk mund të bllokohet dhe më pas të përdoret si “skenografi”.
Ismaili-Ahmeti ka thënë se të rinjtë nuk duhet të shërbejnë si dekor për propagandën e pushtetit, por duhet të jenë zë kritik ndaj, siç ka shkruar ajo, uzurpimit të institucioneve dhe gërryerjes së demokracisë.