Krasniqi i drejtohet PDK-së dhe Aleancës: Turmë hijenash të uritura për konflikt

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Në një reagim publik, Alban Krasniqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar ashpër mbledhjen e PDK-së dhe Aleancës në Kuvend, duke e cilësuar atë si “shpërfaqje të injorancës dhe arrogancës”.

“Pa kauzë, pa ide, thjesht turmë hijenash të uritura për konflikt”, ka shkruar Krasniqi, duke shtuar se kjo, sipas tij, po ndodh “para mërgatës dhe të rinjve”.

Reagimi i tij ka ngjallur debat për gjuhën e përdorur dhe përplasjet politike që po shoqërojnë zhvillimet e fundit.

“Gërrdi!” – përfundon reagimin e tij Alban Krasniqi.

Të ngjashme