Aktivitetet e Njësisë së Biçikletave në kuadër të Ditës së Rinisë

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, pjesëtarët e Njësisë së Biçikletave të Stacionit Policor në Ferizaj zhvilluan aktivitete të përbashkëta me pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe të rinjtë e komunitetit lokal.

Aktivitetet u zhvilluan në kuadër të programit të organizuar për nder të Ditës së Rinisë dhe kishin për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë, KFOR-it amerikan, institucioneve lokale dhe komunitetit, si dhe promovimin e sigurisë, sportit, shëndetit dhe një jete aktive për të rinjtë.

Këto aktivitete u mbështetën nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, Komuna e Ferizajt dhe Sektori i Rinisë në Ferizaj.

Të ngjashme