Kadaj-Bujupi: Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka bërë një krahasim me aksionet e opozitës gjatë viteve 2015-2016, duke theksuar se ato, sipas saj, ishin ndërmarrë për kauza që lidhen me rendin kushtetues dhe integritetin e shtetit.

Kadaj-Bujupi ka thënë se, ndonëse atëherë deputetët opozitarë përdorën edhe gazin lotsjellës për të pamundësuar votimin, nuk kishte pasur përplasje fizike me deputetët e mazhorancës.

“Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike”, ka shkruar ajo, duke shtuar se ajo që ndodhi sot në Kuvend, sipas saj, nuk i nënshtrohet të njëjtit kriter.

Të ngjashme