Kosova në mes të multilateralizmit dhe multipolaritetit

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 10:49 | Nga Albert Prenkaj

E gjendur gafil, nën hijen e një letargjie të politikës së jashtme dhe imazhit ndërkombëatrë, Kosova debaton për ndërprerjen e dialogut me Serbinë derisa të njihet statusi i Kosovës në relacion me BE-në. Apo dhe, koncentrimi në marrëdhënie bilaterale dhe lënja me një anë e multilaterales.

Që i bie anashkalimi i platformave ndërkombëtare.

Të kujtojmë se në Marrëveshjen e Zyrës Ovale 2022, kjo ishte kërkesë për Kosovën, derisa Serbisë ju kërkua të ndërpresë fushatën e çnjohjeve. Shtetet me prerrogativa shtetërore që nuk kan krijuar kapacitet veprues ndërkombëtarë si nga aspekti ekonomik-zhvillimorë, teknik-teknologjik, të sigurisë, madje dhe strategjik, me shumë vështirësi hynë në tratative të volitshme bilaterale. Atyre zakonisht ju ofrohet apo imponohen kushtet e relacionit bilateral.

Kosova për shumë kohë, e posaçërisht në vitet e fundit e ka shiquar me dyshim suksedimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të ish Jugosllavisë (RSFJ-së) edhe përkundër qartësisë që e ofron Deklarata e Pavarësisë së saj në pikat 9 dhe 11. Debati për rëndësinë apo jo të suksedimit të marrëveshjeve të ish Jugosllavisë ka lënë pezull një sërë marrëveshjesh që Kosova do të ketë mund ti ketë me shumë shtete të gjeografive dhe hemisferave të globit.

Negocimi me secilin shtet veç e veç, historikisht ka treguar se është rrugëtim i vështirë. Pastaj, politikisht subjektiviteti i Kosovës ka tjetër konotacion kur paraqitet në platforma ndërkombëtare ku marrin pjesë shtetet anëtare të OKB-së që e kanë njohur apo nuk e kanë njohur Kosovën. Shih rastin e Bordit të Paqes ku Kosova është anëtare së bashku me një numër të madhe të shteteve mosnjohëse, platformë kjo multilaterale e cila përpos ofrimit të rolit të ri të Kosovës, mund të sjellë njohje të reja.

Andaj mendoj se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe ndërshtetërore me interes për të, siç është në radhë të parë Këshilli i Evropës. Marrdhëniet bilaterale me shtetet duhet kultivuar me tendencë për të ngritur në nivel më të lartë të mundshëm.

Por Kosova me këtë konstelacion politik pesëvjeçarë në pushtet shkaktoj ftohje relacionesh bilataterale deri më pezullim të partneritetit strategjik me SHBA, ngërç në dialog me Serbinë, mos-anëtarësim në Këshill të Evropës, sanksione nga Brukseli zyrtarë dhe ngecje në marrjen e mjeteve nga Plani i Rritjes me rrezik të ridestinimit të tyre.

Andaj, debatet se Kosova do të duhej të koncentrohej në bilaterale duke anashkaluar angazhimin e saj në platformat multilaterale ku do të mund të amplifikoj interesin e saj, duken të pa analizuara profesionalisht dhe thellësisht, e që do ta shndërronin Kosovën në tip shteti si Tajvani, në kuptimin e mospjesëmarrjes në skenën ndërkombëtare. Por ky është tregim krejt tjetër.

Të ngjashme