Mehmeti-Selimi: Ata që sot flasin për bllokadën, më 2014 i quanin gjashtë muaj “dialog politik”

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka rikujtuar ngërçin politik të vitit 2014, duke e krahasuar atë me diskutimet aktuale për bllokadën institucionale.

Mehmeti Selimi ka theksuar se pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014, institucionet e Kosovës u konstituuan më 8 dhjetor, duke nënvizuar se vendi kishte kaluar rreth gjashtë muaj pa institucione të konstituuara.

“183 ditë pa institucione të konstituuara. Gjashtë muaj. Zgjedhjet u patën mbajt më 8 qershor. Ndërsa Kuvendi u konstituua më 8 dhjetor”, ka shkruar ajo.

Deputetja ka kritikuar, siç thotë ajo, ndryshimin e qasjes politike ndaj bllokadave institucionale, duke iu referuar atyre që sipas saj, në vitin 2014, e kishin cilësuar periudhën e gjatë të pritjes si “dialog politik”.

“Sot, ata që na mbajnë leksione për ‘bllokadën’ janë të njëjtët që dikur i quanin gjashtë muajt dialog politik”, ka deklaruar Mehmeti Selimi.

Të ngjashme