Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij”, deklaron kryetari Ardian Gjini.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, shprehet ai.

Sipas Gjinit, Kurti “synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”.

“Aleanca mbetet e qartë.

Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë:

  1. Gazin amerikan
  2. Të ndërtojë kapacitete energjetike
  3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore
  4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla
  5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë
  6. Të investojë në kryeqytet”, shkruan ai.

Të ngjashme