Pacolli-Kadriajt: Shkon vullnetarisht në laborator për t’ia dëshmuar vetes se nuk është përdoruese e lëndëve narkotike

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Qëndrimin e LDK-së për të mos hyrë ne koalicion me VV-në, e ka injoruar ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, derisa është marrë me deputeten e AAK-së, Time Kadriaj.

Pacolli në një postim në FB ka shkruar:

Zakonisht, njerëzve që nuk konsumojnë substanca narkotike as që u shkon mendja të testohen. Por, ka edhe si Time Kadriaj që shkojnë vullnetarisht në laborator, thjesht për t’ia dëshmuar vetes se nuk janë përdorues.

Ky qenka një nivel i ri i zhvillimit njerëzor. Kjo situatë tejkalon çdo absurditet politik. Megjithatë, në raste të tilla, vështirë se laboratori ndihmon.

Të ngjashme