Një person bie nga ura në autostradë dhe vdes, 7 të tjerë lëndohen rëndë në aksidentin zinxhir

Prishtinë | 16 Gus 2026 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën tragjikisht në autostradën A73, pranë Bambergut në Gjermani, pasi ka rënë nga një urë në rrugë.

Pas rënies, disa vetura janë përplasur në vendin e aksidentit, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Klankosova.tv.

Në tri vetura të përfshira në aksident, shtatë persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe janë dërguar në spital.

Personi që ra nga ura ka marrë lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ende nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur rënia apo për identitetin e viktimës.

Autostrada në drejtim të Nurembergut u mbyll për disa orë, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në rreth 80 mijë euro.

Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Të ngjashme