Ukraina ka vazhduar sulmet me dronë në territorin rus, ku gjatë natës ka goditur disa qendra, përfshirë depon që i përkiste shitësit me pakicë online Wildberries.
Pas këtij sulmi, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se beson që qendra e logjistikës në Parkun Industrial “Koledino” ka pushuar së funksionuari.
“Ishte depoja më e madhe e kompanisë Ëildberries për sa i përket sipërfaqes – 250,000 metra katrorë”, ka deklaruar kjo ministri, raporton CNN.
Nga kjo ministri kanë shtuar se tani ka çaktivizuar shtatë nga 10 qendrat më të mëdha logjistike të kësaj kompanie.
Më herët këtë mëngjes, Wildberries publikoi një deklaratë duke thënë se një sulm ndaj një objekti logjistik në zonë kishte çuar në një zjarr, duke thënë se kompania është riorganizuar dhe marrja e dërgesave e porosive po trajtohen në objekte të tjera.