Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përdorur forcë fizike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase e Serbisë.
Sipas policisë, viktima ishte mbajtur pa dëshirën e saj në banesën e të dyshuarit. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.