Bie në bunar, vdes një grua në Prishtinë

Prishtinë | 23 Gus 2026 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Një grua kosovare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një pus në oborrin e shtëpisë në Prishtinë.

Sipas Policisë, trupi i saj është nxjerrë nga zjarrfikësit, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë / 22.08.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovar dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) në oborrin e shtëpisë. Trupi i viktimës është nxjerrë nga bunari nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme