E sulmoi dhe rrahu 12-vjeçaren, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë

Prishtinë | 23 Gus 2026 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Një 12-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një 18-vjeçare në Mitrovicë të Jugut.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën.

Sipas policisë, arrestimi është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, ku e dyshuara shihet duke e sulmuar dhe rrahur viktimën e mitur.

Pas sulmit, 12-vjeçarja ka kërkuar tretman mjekësor.

“Pas procedurave të intervistimi, me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale- “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë”, thuhet në postim.

Të ngjashme