QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje për dy personat që u dërguan për trajtim pas plagosjes me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Sipas QKUK-së, më 24 gusht, rreth orës 00:15, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy persona, të cilët sipas të dhënave fillestare kishin ardhur nga rajoni i Malishevës.

Njëra prej tyre, një grua 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ndërkaq, një burrë 26-vjeçar është pranuar me plagë nga arma e zjarrit dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë.

Të ngjashme