Dje rreth orës 10:00, në Shtime, një e mitur E.Baftiu e moshës 14 vjeçare nga fshati Davidovd, ka gjetur një portofol me 260 euro dhe dokumente identifikuese dhe e ka dorëzuar në stacionin policor në Shtime.
Bazuar në dokumentet e gjetura, policia ka identifikuar pronarin, E.M. 17 vjeç nga fshati Reçak, i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacion për ta tërhequr portofolin.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar të miturën E. Baftiun për ndershmërinë, përgjegjësinë dhe gjestin shembullor qytetar.