Ky është punëtori që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Veternik

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Flurim Ramaj, 49-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës, është punëtori që humbi jetën tragjikisht në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës.

Ramaj dyshohet se ra nga lartësia derisa ishte duke punuar.

Për shkak të plagëve të marra, ai nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë lidhur me rastin.

Të ngjashme