Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka premtuar se do ta vazhdojë presionin ndaj Rusisë pavarësisht nga “kërcënimet mizore” të Moskës, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Ukrainë si kryeministër.
Burnhami u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe e udhëhoqi takimin e tij të parë në “koalicionin e vullnetmirëve”, i themeluar nga Britania dhe Franca gjatë pushtetit të paraardhësit të tij, Keir Starmer, raporton televizioni BBC.
Ai tha se koalicioni “do të bëjë gjithçka që mundemi”, ndërkohë duke i bërë thirrje Kongresit të ShBA-së që ta shtojë presionin ekonomik ndaj Rusisë.
Qeveria britaniake pritet që të dorëzojë plane për pjesë përbërëse të raketës “Scalp”, version francez i raketës britanike me drejtim, “Storm Shadoë”, duke i lejuar Ukrainës që ta prodhojë këtë armë brenda vendit.
Gjatë takimit me Francën dhe Ukrainën, Burnhami gjithashtu u bëri thirrje aleatëve që “të bëjmë gjithçka që mundemi” dhe “të rrëmihim në rezervat tona të mbrojtjes ajrore” për ta mbrojtur Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kritikoi vendimin e Britanisë për t’i ndarë planet e prodhimit të raketave me Ukrainën, duke thënë se një veprim i tillë e parandalon “edhe përparimin më të vogël” drejt arritjes së paqes.Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka premtuar se do ta vazhdojë presionin ndaj Rusisë pavarësisht nga “kërcënimet mizore” të Moskës, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Ukrainë si kryeministër.
Burnhami u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe e udhëhoqi takimin e tij të parë në “koalicionin e vullnetmirëve”, i themeluar nga Britania dhe Franca gjatë pushtetit të paraardhësit të tij, Keir Starmer, raporton televizioni BBC.
Ai tha se koalicioni “do të bëjë gjithçka që mundemi”, ndërkohë duke i bërë thirrje Kongresit të ShBA-së që ta shtojë presionin ekonomik ndaj Rusisë.
Qeveria britaniake pritet që të dorëzojë plane për pjesë përbërëse të raketës “Scalp”, version francez i raketës britanike me drejtim, “Storm Shadoë”, duke i lejuar Ukrainës që ta prodhojë këtë armë brenda vendit.
Gjatë takimit me Francën dhe Ukrainën, Burnhami gjithashtu u bëri thirrje aleatëve që “të bëjmë gjithçka që mundemi” dhe “të rrëmihim në rezervat tona të mbrojtjes ajrore” për ta mbrojtur Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kritikoi vendimin e Britanisë për t’i ndarë planet e prodhimit të raketave me Ukrainën, duke thënë se një veprim i tillë e parandalon “edhe përparimin më të vogël” drejt arritjes së paqes.