Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve se Boiken Abazi është pajisur me shtetësi të Kosovës.
Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur kritika lidhur me këtë vendim, duke rikujtuar se Abazi ishte dëbuar nga Kosova në vitin 2016, pasi, sipas tij, ishte konsideruar rrezik për sigurinë kombëtare.
“Urime, Kosovë!”, ka shkruar Rama në fillim të reagimit të tij.
Ai ka pretenduar se Abazi ishte evidentuar nga organet e Kosovës për vepra të ndryshme, ndërsa ka ngritur pyetje lidhur me mënyrën se si është pajisur me shtetësi.
“Ligjërisht, si e pajis një deputete dikë me shtetësi?”, ka pyetur Rama.
Në reagimin e tij, kryetari i Prishtinës ka ngritur edhe çështje morale lidhur me dhënien e shtetësisë, duke pyetur se pse duhet ta marrë shtetësinë e Kosovës një person që, sipas tij, kishte rrezikuar sigurinë e vendit.
“Cili është misioni i tij?!”, përfundon reagimi i Ramës.