Goditet nga pema, vdes 58-vjeçari në Shkodër

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Shosh të Shkodrës në Shqipëri, pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë teksa po priste dhe mblidhte dru në një zonë pyjore.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet Tonin Zojza, raporton Euronews.al.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, 58-vjeçari është goditur nga pema dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Të ngjashme