Vesel Bunjaku, i akuzuar për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje, është dënuar nga shkalla e aprë me 7 muaj dënim me burgim dhe 2 mijë euro gjobë.
Bunjaku, në aktakuzën e datës 12.02.2026, në konfliktin e armatosur mes grupeve të ashtuquajtura “Capat” dhe “Sekiraqa”, akuzohet se ka kryer veprat penale “manipulim me prova” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Gjykata i ka shqiptuar të pandehurit dënimin prej shtatë muajsh burgim për manipulim me prova, dhe dënimin me gjobë prej 2 mijë euro për armëmbajtje pa leje.
Në dënimin me burgim të pandehurit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 11.09.2024 deri më 11.04.2025. Pra i akuzuari ka mbajtur plot 7 muaj paraburgim dhe ka shlyer dënimin me burg të shqiptuar nga gjykata./Kallxo/