Xhudisti Dardan Cena ka arritur të renditet i pesti në Lojërat Mesdhetare.
Në xhiron e parë ai mposhti me Yuko, Jose Maria Mendiola Izquieta nga Spanja.
Në çerekfinale ai humbi me Yuko ndaj Mihajlo Siminit.
Ndërkaq, në luftën e parë të repasazhit, Dardani mposhti me 1 Wazaari dhe 2 Yuko, Odysseas Georgakis nga Qipro.
Kurse në luftën e dytë të repasazhit, ai mposhti me Ippon, Mustafa Hebib nga Bosnja dhe Hercegovina.
E Cena në luftën për medaljen e bronztë humbi me Ippon nga Vedat Albayrak nga Turqia.