19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një 19-vjeçar me shtetësi gjermane dhe kosovare është arrestuar nga policia në Bad Säckingen, Gjermani, në lidhje me një rast sulmi dhe grabitjeje

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 5 shtator 2026, rreth orës 01:00, në Rudolf-Eberle-Platz, ku një 20-vjeçar dyshohet se është sulmuar dhe plagosur nga të paktën tre persona.

Sipas të dhënave fillestare të policisë, gjatë incidentit 20-vjeçarit i është marrë edhe telefoni celular.

Pas kontrolleve të kryera në zonën përreth, policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ka shtetësi gjermane dhe kosovare.

Hetimet për rastin po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve Penale në Waldshut-Tiengen, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të identifikuar personat e tjerë të dyshuar.

Policia u ka bërë thirrje edhe dëshmitarëve të mundshëm që të paraqiten. Në veçanti, banorët e zonës janë ftuar të kontrollojnë kamerat private të sigurisë për pamje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./Albinfo

Të ngjashme