Ceni në restorant

Ceni shkon në një restorant luksoz, ulet dhe porosit një supë. Sapo kamerieri i sjell pjatën, Ceni e thërret mbrapsht:
– Kamerier, hajde pak këtu! Provore pak këtë supën.
Kamerieri i habitur i thotë:
– Pse zotëri, ka ndonjë problem? Është e ftohtë?
Jo, thjesht provore! – këmbëngul Ceni.
– A ka shumë kripë? – pyet përsëri kamerieri.
O mik, provore të lutem!
Kamerieri dorëzohet, përkulet mbi tryezë dhe thotë:
– Mirë, po ku e ke lugën?
Ceni buzëqesh dhe i thotë:
Eeee, ku është luga?! Atë po të thoja!

Të ngjashme