I prin Rodney Dixon, kush është ekipi mbrojtës i Kadri Veselit?

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Kanë mbetur edhe 24 orë deri në shpalljen e vendimin përfundimtar të Gjykatës së Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Seanca mbahet me fillim nga ora 10:00.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, si dhe Rexhep Selimi ngarkohen me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për të gjitha pikat e dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, katërshja janë deklaruar të pafajshëm, njofton Klankosova.tv

Ekipet mbrojtëse në fjalën përfundimtare, kanë kërkuar shpalljen e pafajësisë.

Deklaratat përmbyllëse u dhanë në shkurt të këtij viti.

Në krye të ekipit mbrojtës është Rodney Dixon.

Ai në krah ka edhe dy bashkëavoke, Annie O’Reilly dhe Ann Rowan.

Ekipi ka edhe gjashtë anëtarë mbështetës dhe tre praktikantë

Të ngjashme