Një predhë është gjetur të mërkurën në rrugën “Haxhi Osmani” në Ferizaj.
Sipas policisë, një qytetar ka hasur predhën në tokë dhe për këtë ka njoftuar autoritetet.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku predha është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.