Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”.
Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi kosovar me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det, shkruan A2CNN.
Për pasojë, i moshuari është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.