Lutfi Haziri thotë se Rrecaj dhe Beqiri që u identifikuan pas 27 vjetësh ishin zyrtarë të lartë të LDK në Skënderaj dhe Mitrovicë

Prishtinë | 20 Sht 2026 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konfirmimit të mbetjeve mortore të disa prej intelektualëve të Mitrovicës.

Haziri në një postim në Facebook tha se “mbetjet mortore që janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Idriz Rrecaj, kryetar dhe udhëheqës i LDK-së në Skënderaj dhe Drenicë, dhe Adem Beqiri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë”.

Postimi i tij i plotë:

Në ditët kur Kosova është në këmbë për ta konfirmuar se Liria ka Emër, na erdhi lajmi për zbardhjen e një prej krimeve ndaj grupit të intelektualëve, ndaj atyre që udhëhoqën rezistencën në Skënderaj, Drenicë e Mitrovicë.

Pas më shumë se 27 vitesh të zhdukur, lajmi i madh është se në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Idriz Rrecaj, kryetar dhe udhëheqës i LDK-së në Skënderaj dhe Drenicë, dhe Adem Beqiri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare, të cilët ishin në krye të rezistencës e kryengritjes për liri në Skënderaj e Mitrovicë, sikurse edhe mbetjet e bashkëveprimtarit të tyre, Sali Mziut.

Ata ishin veprimtarë e patriotë, idealistë e kontributdhënës të mëdhenj për liri e pavarësi, të cilët, me shembullin e tyre, na mësuan se si duhet atdheu.

Rrugë e gjatë 27-vjeçare me mallin e pritjes. E zbuluam heroizmin tuaj e mizorinë ndaj jush. Shpirtrat e tyre bëjnë dritë në Republikën për të cilën u flijuan.

Të ngjashme