Gjermania planifikon zbritje prej 17 centësh për karburantin

Prishtinë | 20 Sht 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Qeveria gjermane synon që në këtë mënyrë t’i ofrojë lehtësim popullsisë. Një zbritje e ngjashme ishte në fuqi deri para tre muajsh

Për shkak të çmimeve të larta të benzinës dhe naftës që po dikton tregu botëror, qeveria gjermane synon t’i ofrojë lehtësim popullsisë. Kjo po raportohet nga mediat dhe agjencitë e lajmeve gjermane, transmeton albinfo.ch.

Pompat e benzinës do të ofrojnë një zbritje prej 17 centësh për litër. Një zbritje e ngjashme ishte tashmë në fuqi në Gjermani nga fillimi i majit deri në fund të qershorit.

Përveç kësaj, ngritja e çmimit të karburantit do të kufizohet. Qeveria synon të vendosë një çmim maksimal. Megjithatë, ky çmim nuk do të jetë fiks, por do të rillogaritet rregullisht, duke marrë parasysh çmimin e naftës dhe kostot e transportit.

Ende nuk është e qartë se kur do të hyjnë në fuqi masat e reja.

Të ngjashme