VV kërkoi dorëheqje të votuesve të Gjykatës Speciale, Sadiku: Të fillojmë me themel, prej atyre që ishin kundër Rambujesë dhe Ahtisarit

Prishtinë | 20 Sht 2026 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj kërkesave të disa deputetëve të VV-së për dorëheqjen e atyre që votuan Gjykatën Speciale.

Në Facebook, Sadiku tha se përgjegjësia politike duhet të shqyrtohet më herët, duke përmendur kundërshtimin e Rambujesë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Ai përmendi edhe kundërshtimin e institucioneve të Kosovës, premtimet për Bashkim Kombëtar dhe protestat kundër institucioneve.

“Nëse po hapim temën e përgjegjësisë politike, po fillojmë me themelet”, shkroi Sadiku.

Reagimi erdhi pas deklaratave të disa deputetëve të VV-së për përgjegjësinë e votuesve të Gjykatës Speciale.

Të ngjashme