Kujdesi ndaj fëmijëve, Rama nënshkruan memorandum bashkëpunimi me UNICEF-in

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Pëprarim Rama ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum bahskëpuni me UNICEF-in, duke konkretizuar kështu angazhimin e tyre për një Prishtinë që kujdeset për çdo fëmijë.

Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se përmes këtij partneriteti do të forcojmë planifikimin, buxhetimin dhe shërbimet në arsim, shëndetësi e mbrojtje sociale, me vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve më të cenueshëm.

Postimi i tij i plotë:

FËMIJËT NË QENDËR TË POLITIKAVE TONA 🤝

Sot nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit me UNICEF-in, duke konkretizuar angazhimin tonë për një Prishtinë që kujdeset për çdo fëmijë.

Përmes këtij partneriteti do të forcojmë planifikimin, buxhetimin dhe shërbimet në arsim, shëndetësi e mbrojtje sociale, me vëmendje të veçantë ndaj fëmijëve më të cenueshëm.

Të ngjashme