Muharremi: Situata me virusin e Nilit Perëndimor në vend duhet të përcillet me vëmendje të shtuar

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me rastet e konfirmuara me virusin e Nilit Perëndimor në vend.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se kjo situatë duhet të përcillet me vëmendje të shtuar.

Postimi i plotë:

Gjithashtu, këtë javë duhet me e përcjellë me vëmendje të shtuar gjendjen në vend me përhapjen e virusit të Nilit Perëndimor.

Javën që shkoi i kishim 7 raste të konfirmuara dhe të hospitalizuara, si dhe dy vdekje. Këtë javë duhet me përcjellë nëse kemi raste të tjera të infektimit dhe nëse, larg qoftë, kemi ndonjë rast tjetër të vdekjes.

Duhet me e pa nëse ky ka qenë një trend momental apo nëse po vazhdon.

Shpresojmë që gjithçka do të jetë mirë, por duhet të jemi të vëmendshëm dhe, sidomos, të përgatitemi për reagim dhe parandalim të përhapjes eventuale, nëse paraqitet nevoja.

Të ngjashme