Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për pjesëmarrjen në protestën e mbajtur sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Lushtaku ka deklaruar se qytetarët e Skenderajt dëshmuan se zëri i tyre është zë i drejtësisë, dinjitetit dhe lirisë.
“Protesta madhështore ishte dëshmi e fuqisë, unitetit dhe guximit të qytetarëve të cilët nuk do të heshtin përballë kësaj padrejtësie”, ka shkruar ai.
Në fund të postimit, Lushtaku ka shkruar: “JO në emrin tim!”