Haxhiu dhe Sveçla vizitojnë familjen e heroit Afrim Bunjaku

Prishtinë | 24 Sht 2026 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

U.D. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në sulmin në Banjskë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu dhe Sveçla janë pritur nga familjarët e Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Vizita është zhvilluar në kuadër të përkujtimit të trevjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë përleshjes me grupin e armatosur.

Familja e heroit Bunjaku sot ka hapur dyert për pritje, në përkujtim të trevjetorit të rënies së tij.

Të ngjashme