SHBA nderon policin Afrim Bunjaku, kërkon përgjegjësi për autorët

Prishtinë | 24 Sht 2026 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës.

Në një postim në Facebook, Ambasada amerikane ka nderuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023.

“Ne i bashkohemi Kosovës në nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ne përsërisim thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Të ngjashme