Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryesuesen e Forumit të Grave Gjyqtare, Vlora Pacolli-Rexhepi, së bashku me anëtaret e bordit të këtij forumi.
Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për aktivitetet dhe angazhimet e grave gjyqtare dhe prokurore, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me KGJK-në në realizimin e tyre.
Me këtë rast, Thaqi ka uruar gratë gjyqtare për anëtarësimin e Forumit të Grave Gjyqtare në Shoqatën Ndërkombëtare të Gjyqtareve.
Gjithashtu, ai ka shprehur gatishmërinë e KGJK-së për të vazhduar bashkëpunimin me Forumin dhe për të mbështetur fuqizimin e rolit të grave gjyqtare dhe prokurore në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Në takim është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional për avancimin e angazhimit të grave në sistemin e drejtësisë.