Rexhepi: Kosova nuk është objekt i ëndrrave politike të Daçiqit

Prishtinë | 12 Tet 2026 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi ,ka reaguar ndaj deklaratës që i atribuohet zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se “herët a vonë do të valëvitet flamuri serb mbi Prizren”.

Rexhepi ka shkruar se sovraniteti i Kosovës nuk negociohet dhe kërkon që Serbia të heqë dorë nga retorika që nxit tensione.

Në reagimin e tij, Rexhepi e ka cilësuar këtë deklaratë si çështje me pasoja politike dhe diplomatike, duke kërkuar sqarime nëse bëhet fjalë për provokim politik apo për një qëndrim që Serbia synon ta kthejë në politikë shtetërore.

“Kosova është shtet. Kosova ka sovranitetin e saj. Kosova ka institucionet e saj. Dhe Kosova ka aleatët e saj strategjikë!”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka theksuar se problemet e brendshme politike dhe institucionale të Kosovës nuk i japin Serbisë të drejtën të vendosë për të ardhmen e saj.

Rexhepi ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përqendrohet në paqe, normalizim të marrëdhënieve dhe perspektivën evropiane, e jo në pretendime territoriale.

Ai ka përmendur edhe rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe aleatët e tjerë perëndimorë, duke e cilësuar orientimin euroatlantik si rrugën e Kosovës.

Në reagimin e tij, Rexhepi ka theksuar se nuk kërkohet konflikt me popullin serb, por fqinjësi e mirë, respekt i ndërsjellë dhe bashkëpunim.

“Kosova nuk është ëndrra e askujt. Kosova është shtet dhe e ardhmja e saj u përket qytetarëve të saj!”, ka shkruar ai.

Në fund, Rexhepi ka bërë thirrje për t’i dhënë fund retorikës që nxit armiqësi dhe tensione, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës duhet të ndërtohet mbi lirinë, sovranitetin, demokracinë dhe orientimin euroatlantik.

Postimi i plotë:

Të ngjashme