Gani Geci ndalohet për 48 orë, kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kanosur gazetarin e VOX Kosova, Lirim Mehmetaj, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kanosjes ndaj një gazetari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘kanosje’ ndaj viktimës mashkull kosovar – gazetar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Të ngjashme