Ndalohet një automjet në Leposaviq, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi drejtuesi i tij dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 23:10. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Të ngjashme