Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Panamanë jugore të hënën në mbrëmje, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.
Tërmeti ndodhi rreth orës 18:20, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 18 kilometra në perëndim të Río Grande-s, në jug të vendit.
Ky tërmet pason dy lëkundje të fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 6.6, si dhe një sërë pasgoditjesh që tronditën Panamanë jugore të premten pasdite. Ato shkaktuan shembjen e ndërtesave pranë epiqendrës dhe çuan në evakuime në të gjithë vendin, raporton Associated Press.
Autoritetet vijojnë vlerësimin e pasojave, veçanërisht në komunitetet e largëta, ku bilanci i dëmeve mund të ndryshojë.