Komisioni për Mjedis miraton ndryshimet në Buxhetin e vitit 2026

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me tetë vota për dhe një kundër, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Arsim Ademi, bëri të ditur se Komisioni nuk ka propozuar rekomandime apo amendamente për këtë projektligj.

“Nuk ka rekomandime as amendamente për këtë projektligj”, tha Ademi.

Në mbledhjen e njëjtë, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar edhe draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

Të ngjashme