31 aksidente dhe 2283 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Prishtinë | 18 Tet 2026 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 8 aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2283 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje.

Të ngjashme