Tentoi të “avullonte” paratë nga bankomati, policia ndalon protestuesin e mitur

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Një 15-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se është një nga personat e përfshirë në tentativën për vjedhjen e një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, gjatë protestës së 15 tetorit.

Policia ka bërë të ditur se persona të paidentifikuar thyen një bankomat me qëllim vjedhjen e parave.

Sipas Policisë, ndalimi i të miturit u krye pas veprimeve hetimore dhe operacionale për identifikimin e personave të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast.

Të ngjashme