Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori italian diskutojnë për zhvillimet në rajon

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në kuadër të vizitave zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.

Sipas KFOR-it, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike dhe prioritet kyç në agjendën e NATO-s, gjë që dëshmohet edhe nga prania e vazhdueshme e KFOR-it në Kosovë.

Po ashtu, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Tiranë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme me partnerët rajonalë.

Të ngjashme