Gonçalo Ramos lëndohet, në dyshim edhe për derbin ndaj Interit

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Lajm i keq për Milanin, pasi Gonçalo Ramos ka pësuar një mbingarkesë muskulore në pulpën e këmbës së majtë gjatë stërvitjes.

Sulmuesi portugez do të mungojë në ndeshjen ndaj Bournemouthit në Europa League.

Ramos do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit.

Sipas Gazzetta dello Sport, në rrezik është edhe paraqitja e tij në derbin ndaj Interit, më 31 tetor.

Të ngjashme